Ministri Xhemail Çupi mori pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore për forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për krijimin dhe zbatimin e iniciativave për përfshirje dhe bashkëpunim me diasporën

Nën organizimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim - Shkup, Ministri Dr. Xhemail Çupi mori pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore për forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për krijimin dhe zbatimin e iniciativave për përfshirje dhe bashkëpunim me diasporën.

Në fjalën përshëndetëse Ministri Çupi pati rastin t'u drejtohet organizatorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve të këtij manifestimi. Në këtë eveniment të pranishëm ishin Ambasadori i Republikës së Italisë në RMV, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, përfaqësues nga Agjencioni për investime të huaja dhe promovim të eksportit etj. me të cilët shfrytëzuan rastin të shkëmbejnë qëndrimet dhe përvojat e tyre të përgjithshme. 

Ngjarje të tilla të organizuara janë më se të nevojshme dhe të mirëseardhura për shkak të kontributit të tyre në forcimin e përpjekjeve nacionale për përfshirjen e diasporës në zhvillimin sociale-ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse të migracionit në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Albanian