Vazhdon partneriteti i fortë strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së

26 prill 2018

 

Gjatë ditës së djeshme, Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, u takua me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Paul Pfeuffer, në Byronë për Evropë dhe Euroazi.

Ministri Ademi theksoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e bashkëpunimit institucional me diasporën dhe informoi mikpritësit për punën e Qeverisë në lidhje me çështjet aktuale politike dhe konfirmoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Paul Pfeuffer përgëzoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për rekomandimin e pastër që mori nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për proceset reformuese në Maqedoni, duke përcaktuar Maqedoninë si një nga vendet e pakta që për një periudhë të shkurtër nën udhëheqjen e Qeverisë së re bëri një ndryshim të plotë në planin e brendshëm, bashkëpunimin rajonal dhe në politikën ndërkombëtare në tërësi.

 

Gjithashtu, pasdite në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Uashington, ministri Ademi u takua me përfaqësuesit e Forumit për Maqedoninë Demokratike.

 

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: