Mnistri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi realizoj takim me përfaqësues të Zyrës së Organizatës ndëkombëtare për migrim – IOM Shkup
Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare që veprojnë në shtetin tonë, sot u realizua takim me përfaqësues të Zyrës së Organizatës ndëkombëtare për migrim – IOM Shkup.
Udhëheqësja e zyrës së IOM-it në Shkup, znja. Sonja Bozhinovska-Petrushevska shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit tonë të përbashkët në fushën e diasporës si dhe përkrahje direkte gjatë proçesit për aderim të plotë të RMV-së në Unionin Evropian në drejtim të kyçjes dhe angazhimit të ekspertëve të ndryshëm të cilët do të kishin ndihmuar në këtë proçes me rëndësi për ne dhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve në fushën e migrimit dhe zhvillimit, me fokus në fushën e diasporës.
Ministri ju prpopozoi mysafireve disa pika ku është e nevojshme përkrahja e tyre gjatë implementimit të aktiviteteve që dalin nga Strategjia Nacionale për bashkëpunim me diasporën, si psh. në funkcionalizimin e plotë të projektit “ Qendra për disaporë”, angazhimin e ligjeruesve ndëkombëtar në organizimin e ligjeratave, organizimin e puntorive për të punsuarit në zyrat komunale si dhe mbështetja për furnizimin e tyre me mjete teknike.
Gjithashtu kjo përkrahje mund të zgjërohet edhe me organizimin e “Ditës për diasporë” në komunat e RMV-së, angazhimin e ekspertëve ndërkombëtar në mapimin e diasporës, angazhimin e viziting profesorëve nga diaspora në universitetet në vendin tone, etj.