Diaspora burim i diplomacisë publike që duhet të vehet në funksion të Republikës së Maqedonisë

25 maj 2018

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi sot mori pjesë në një panel diskutimi në kuadër të Konferencës ndërkombëtare "Diaspora, diplomacia dhe zhvillimi" organizuar nga Kolegji Universitar Dablin, Instituti Klinton.

Në fjalimin e tij në konferencën ndërkombëtare, Ministri Ademi theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në diplomacinë dhe se të dyja sot në kohën e lëvizjeve globale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dinamike, janë të predispozuar të punojnë së bashku në promovimin e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe pozicionimin e saj më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes diplomacisë aktive publike.

Ministri Ademi dërgoi një mesazh se e ardhmja e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e diasporës, tregon seriozitetin e vendeve tona dhe se kur ka vizion dhe vullnet të mirë, të gjitha aktivitetet japin rezultate në favor të qytetarëve tanë dhe diasporës kudo që janë.

Në konferencë biseduan se si mobiliteti dhe lidhja e diasporës mund të jetë një burim dinamik i inovacionit dhe kreativitetit në shumë fusha, duke ofruar njohuri të reja dhe udhëheqje kreative që mund të ofrojnë zgjidhje për sfidat e globalizimit.

Në të njëjtën kohë, ekziston një rritje e vazhdueshme e zyrave qeveritare dhe agjencive të cilët angazhojnë diasporën e kombit të tyre, shpesh si agjentë për zhvillim, të cilët gjenerojnë politika dhe strategji specifike për angazhim dhe se ky aktivitet zgjeron kapacitetet diplomatike dhe përgjegjësitë e shteteve kombëtare në lidhje me emigrantët dhe pasardhësit e tyre.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: