Takimi i tretë i Komisionit të përzier ndërqeveritar për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Republikën e Kroacisë dhe pakicës kroate në Republikën e Maqedonisë

18 qershor 2018

Sot (18.06.2018), u mbajt takimi i tretë me radhë i Komisionit të përzier ndërqeveritar (KPN) për zbatimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë në sferën e pakicave nacionale.

Pala maqedonase në KPN ishte e udhëhequr nga ministri për marrëdhëniet me diasporën, Edmond Ademi, kurse pala kroate nga sekretari shtetëror i Zyrës qendrore për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, Zvonko Milas.

Në takim, në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet, për pakicën kombëtare maqedonase (PKM) në Republikën e Kroacisë dhe pakicën kombëtare kroate (PKK) në Republikën e Maqedonisë u diskutua në përputhje me agjendën e miratuar, në të cilën u shqyrtuan shumë çështje në interes të pakicave kombëtare të të dy shteteve, para së gjithash në sferën e arsimit, punësimit, finansimit, kulturës, mediumeve, si dhe çështjeve të tjera të ndërmarra nga takimi i dytë i KPN-së, i mbajtur në vitin 2010 në Zagreb.

Në përputhje me obligimet e marra nga Marrëveshja mes dy shteteve dhe ligjeve nacionale u miratua proçesverbal i përbashkët i nënshkrar nga dy kopresidentët e KPN-së me më tepër rekomandime të detyrueshme.

Veçanërisht është e theksuar nevoja e pjesëmarrjes aktive të përfaqësuesve të pakicave në punën e KPN-së.

Pas diskutimit mbi pikat në rendin e ditës, dy palët e KPN-së u pajtuan që proçesverbali i takimit të tretë, së bashku me rekomandimet e dalura nga diskutimet e përfaqësuesve të KPN-së, t’u dorëzohen dy qeverive për shqyrtim dhe miratim.

KPN propozon përfaqësuesit e institucioneve shtetërore - anëtar të KPN-së në përputhje me rekomandimet dhe në frymën e Marrëveshjes, të ndërmarrin masa dhe aktivitete adekuate për realizimin e rekomandimeve të lartpërmendura.

Dy palët u pajtuan që takimi i ardhshëm i KNP-së, të mbahet në Zagreb në periudhë prej një viti, në përputhje me Marrëveshjen.

Albanian