Promovim i Doracakut për mërgimtarët, Libër me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit për Diasporën anembanë botës

06 korrik 2018

Dje pasdite, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Agjencia e Migracionit e Republikës së Maqedonisë në promovim celebrimin prezantoi tre projektet e reja me rëndësi1 të madhe për bashkatdhetarët nga Maqedonia në Diasporë.

Me hartimin e këtij Doracaku për mërgimtarët, Librin me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare fëmijët  e  bashkatdhetarëve dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit mundësoi realizimin e nevojave, qëllimeve dhe kërkesave të bashkatdhetarëve në vendet ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë të organizuar.

Gjatë hartimit të tre projekteve, Agjencia e Migracionit  mori përkrahjen e institucioneve përkatëse dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, duhet të theksohet se bashkëpunimi i ndërsjelltë me ministrin e angazhuar për Diasporën, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi,  dha rezultatet e pritura për avancimin e bashkëpunimit me  bashkatdhetarët dhe organizatat e migracionit anembanë botës.

Ministri i angazhuar për Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, në fjalimin e tij, në këtë rast, theksoi se ka kënaqësinë e veçantë për hapjen e këtij promovimi dhe prezantimin e tre projekteve  të realizuara nga Agjencia e Migracionit, edhe atë: doracaku për bashkëatdhetarët i cili do t’iu ndihmojë të njihen me të drejtat dhe obligimet e tyre në shtetin amë; Libri me ilustrime për mësimin e gjuhës amë,i cili jep mundësi që në mënyrë shumë kreative, të thjeshtë dhe zbavitëse fëmijët e bashkatdhetarëve të njihen dhe të mësojnë gjuhën e prindërve të tyre, dhe gjithsesi Faqja e re e Agjencisë së Migracionit, për grumbullimin e informacioneve për të gjitha nevojat e tyre.

Ministri Ademi, theksoi se nuk ka mbrojtje më të madhe dhe promovim të identitetit të vetë nacional, kulturor dhe gjuhësor  nga ajo kur në Qeveri kujdeset për gjeneratat e reja, të lindur jashtë shtetit  nga Maqedonia, të mundësojë që këtyre gjeneratave t’iu afrojë njohuritë dhe mësimin e gjuhës amëtare. Pikërisht këtë po bënë kjo Qeveri dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në periudhën e ardhshme me aktivitetet konkrete.

Ministri Ademi theksoi se bashkatdhetarët janë qytetarë lokalë në vendet të cilat jetojnë, krijojnë dhe punojnë, por njëkohësisht janë edhe ura lidhëse ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe vendit ku qëndrojnë. Njëkohësisht, ata duhet të jenë krenarë për vendin e prejardhjes së tyre, sepse në vazhdimësi do të kenë përkrahjen e Qeverisë, në të cilën mund të mbështeten.

Ndërkaq, u  theksua se Agjencia e Migracionit me këtë promovim afroi aktivitetet, veprimtarinë dhe arsyet për të cilat ekziston dhe funksionon si institucion i rëndësishëm shtetëror.

Në fjalimin e tij, drejtori i Agjencisë së Migracionit, Nikolla Shalarvinov, theksoi se me këto proekte të rëndësishme spikaten aktivitetet e Agjencisë, me qëllimin e vetëm të arrihet njohja gjatë marrjes së obligimeve dhe punës së tyre.

Në këtë drejtim, shpjegoi se Agjencia hartoi Alfabetin ilustrues në formë të shtypur dhe digjitale, si ndihmë për të nxënit e gjuhës amë, e  destinuar për fëmijët e bashkatdhetarëve, me çka Libri me ilustrime është botim i Agjencisë, i cili në mënyrë ilustruese ndikon te më të vegjlit dhe krijon bazë të shëndoshë për mësimin e gjuhës amë. Gjithashtu, se edhe dy projektet e tjera, Doracaku për bashkëatdhetarët dhe Ueb- faqja e Agjencisë, janë në frymën e informimit dhe afrimit të punës së Agjencisë për bashkëatdhetarët, dhe po këto janë të hartuara në harmonizim me rregulloret aktuale ligjore të vendit, gjendjet aktuale shoqërore, politike dhe ato ekonomike, si dhe në drejtimin  e ideve të mundshme, planeve dhe zgjidhjeve të duhura.

Sipas Shalvarinov, Doracaku për nevojat e bashkatdhetarëve në mënyrë të qartë shpjegon të drejtat, obligimet dhe nevojat që mund t’i realizojnë bashkëatdhetarët nga Maqedonia. Ndërkaq, rebrendimin e Ueb- faqes, mundësohet qasshmëri e thjeshtë për aktivitetet e kaluara, momentale dhe të ardhshme të Agjencisë, duke dhënë pasqyrë të qartë për punën e cila është me interes të veçantë dhe për bashkëatdhetarët dhe për shtetin.

Për herë të parë pas shumë vitesh bashkëatdhetarët nga Maqedonia marrin udhërrëfimin e duhur për realizimin e këtyre të drejtave, theksoi në fjalimin e tij para të pranishmëve drejtori i Agjencisë, Shallvarinov.

Për arsyetimin dhe realizimin e këtyre projekteve nga Agjencia, në fjalimin e  saj, profesoresha Verica Janeska nga Instituti Ekonomik në  Shkup, theksoi se nëpërmjet Doracakut për bashkëatdhetarët do t’iu afrohen informacionet e nevojshme dhe të dhëna për  realizimin e të drejtave në shtetin amë,  kurse  Libri me ilustrime në mënyrë bashkëkohore dhe të thjeshtë do të afrojnë gjuhën amë për gjeneratat më të reja dhe bashkatdhetarëve në Diasporë.

Ndërkaq, profesoresha Janeska theksi se ueb-faqja e re do të jetë dritare për aktivitet, ngjarjet dhe aktivitetet e ardhshme të Agjencisë ndaj bashkatdhetarëve nga Republika e Maqedonisë.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: