Thirrje publike e ministrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me diasporën, Edmond Ademi

Kemi përgjegjësi qytetare. Tash është koha të vendosim!

Të nderuar bashkëvendas në diasporë,

Më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do ti përgjigjen pyetjes "A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?".

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në diasporë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë. Qasja në listën zgjedhore mund të kryhet përmes web-faqes të Komisionit  Shtetëror Zgjedhor https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/

Për atë qëllim, ju ftoj të gjithëve, nga 9 gusht deri më 23 gusht 2018, të aplikoni për ushtrimin e të drejtës suaj të votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.

Kjo është koha për një vendim dhe vota juaj vendos për të ardhmen e vendit tonë!

Kemi përgjegjësi qytetare të sjellim vendim të drejtë, të dalim dhe me votën tonë të kontribuojmë për të ardhme më të mirë, të përbashkët. Të bashkuar, me forca të bashkërenditura, së bashku mund ta sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendimi varet kryekëput nga ne vetë, përgjegjësia është e jona.

Ju vendosni nëse Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian (BE) dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen me Republikën e Greqisë.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: