Gjatë vizitës së punës të ministrit Xhemail Çupit në Konfederatën Zvicërane, realizoi disa takime intensive me Qendrat kulturore islame dhe borde xhamish

Gjatë vizitës së punës në Zvicër, ministri Xhemail Çupi realizoi takime intensive me disa qendra kulturore islame dhe borde xhamish. 

Ministri Çupi atyre u shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontributin e tyre në vendlindje në të gjitha fushat, si në sjelljen e remitancave, si në ndihmat humanitare, po aq edhe për procesin e regjistrimit të diasporës në Zvicër, ku u angazhuan pa u lodhur për një regjistrim të suksesshëm, që rezultoi me mbi 65 mijë qytetarë të RMV-së në Zvicër.

Të gjitha këto qendra islame janë pjesë e unionit të bashkësive islame shqiptare në Zvicër dhe numri i përgjithshëm i antarsimeve të tyre është mbi 20 mij. 

Në vijim është lista e xhamive të vizituara prej delegacionit:

1. Qendra kulturore fetare “Dituria” në Gjenevë, ku u prita nga kryesia dhe imami Rijad Aliu.
2. Qendra për Kulturë dhe Integrim në Llozanë ku u prita nga kryesia dhe imami Feim Abazi.
3. Bashkësia kulturore shqiptare islame në Fribourg ku u prita nga kryesia e saj.
4. Qendra kulturore zvicërane-shqiptare “Xhamia e bardhë” në Aarburg ku u pritëm nga xhemati dhe imami Nehat Ismaili. 
5. Qendra islame shqiptare në Altendorf që u prita nga kryesia dhe antarsia e tyre. 
6. Bashkësia islame në Frauenfeld ku u prita nga kryesia në krye me Fatmir Sanakosin dhe Imamin Fesal Fetai.
7. Qendra islame “Buhari” në Sulgen ku u prita nga kryesia dhe Imami Ahmed Memedi.
8.  Qendra dhe xhamia islame “El Hidaje” ku u prita nga kryesia dhe imami Mehas Alia. 
9. Në qendrën islame në Wil, që llogaritet një ndër qendrat e mëdha të komunitetit shqiptar në Zvicër, takuam imam Bekim Alimi dhe një pjesë të kryesinë dhe premtuam se në të ardhmen do kemi takim edhe me anëtarësinë dhe xhematin. 

Gjithashtu parashikohet që herës tjetër të vizitohet edhe xhamia “Tulipan” për shkak të rëndësisë që ka.

Albanian