Ministri i angazhuar për diarporë, Dr. Xhemail Çupi e nënshkruajti marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës me Kryetarin e Komunës e Konçës

Sot, në hapësirat e Komunës së Konçës, një komunë rurale me pak banorë por me zemër të madhe, së bashku me kryetarin e kësaj komune z. Zlatko Ristov, Ministri i anzhuar për diasporë Dr.Xhemail Çupi e nënshkruan kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës. 
Me të pranishmit u diskutua për tema me interes për diasporën nga kjo komunë që përgjithësisht jetojnë në Slloveni, Itali, Zvicër etj., ku shkurtimisht referoi për punën e deritanishme të kabinetit të tij, duke përfshirë iniciativën “Qendra për diasporë”, qendra e cila me nënshkrimin e kësaj kontrate do të jetë në rrugë të mbarë drejt realizimit të nevojave të diasporës sonë në sferat ku ata kanë më shumë nevojë.

Albanian