Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë zyrtare priti Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës z. Jose Luis Lozano Garcia
Sot, në vizitë zyrtare ministri Dr. Xhemail Çupi priti Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shkup, z. Jose Luis Lozano Garcia.
Në takim u bisedua për raportet korrekte mes dy shteteve dhe u shpreh gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, me ç‘rast ministri Dr. Xhemail Çupi përmes ambasadorit falënderoi Mbretërinë e Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj euro-integrues.