Takim Ministrit Xhemail Çupi me Kryetarin e Gostivarit Taravari: Bashkëpunimet në nivel lokal janë prioritet i Ministris së diasporës

Strategjia shtetërore për diasporë që ka të bëjë me bashkëpunimin në nivel lokal do të shpërndahet paralelisht me të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj sot në një takim pune ministri i angazhuar për diasporë Xhemail Çupi u prit nga Kryetari i Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari, ku biseduan dhe u pajtuan se mërgata jonë është ajka e shoqerisë.

Albanian

Takim zyrtar i ministrit Xhemail Çupi me Amir Bilalli - Zëvendës drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Sot, Ministri pa resor – përgjegjës për diasporë, u takua me zëvëndësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z. Amir Bilalli. Atë e përgëzoi për vullnetin e tij të madh për avancimin e projekteve rinore. Bashkë biseduan për projektet të rëndësishme në sferën e sportit dhe për rininë, e me theks të veçantë tek diaspora jonë.

Albanian

Ministri Çupi kryetarit të Komunës së Dibrës Duka i shpalosi projektet e kabinetit tij në raport me diasporën

Strategjia shtetërore për diasporë parasheh bashkëpunime edhe me pushtetin vendor, andaj sot Ministri pa resor - përgjegjës për diasporë, zhvilloi një takim pune në Komunën e Dibrës, me ç’rast u prit nga Kryetari i saj, z. Hekuran Duka. Diaspora dibrane, me theks të veçantë ajo në Amerikë dhe Evropë, për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, meriton përkushtim maksimal. Për të arritur këtë duhet shumë punë dhe angazhim nga të gjitha palët, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve politike.

Albanian

Pages