Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune u takua me Komisionin për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Në takimin me anëtarët e Komisionit për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, u diskutua për gjendjen me pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë me theks të veçantë për gjendjen e Pakicave kombëtare maqedonase (PKM).
Znj. Bezhani, kryetarja e Komitetit informoi për punën dhe aktivitetet e Komisionit dhe i prezantoi anëtarët e tij, i cili numëron nëntë pakica kombëtare, duke përfshirë edhe Pakicën kombëtare maqedonase (PKM) përfaqësuar nga znj. Marjana Felah (Kostofski).