VIZITË PUNE E MINISTRIT PËR DIASPORË, EDMOND ADEMI NË ITALI DHE VATIKAN, 6- 9 PRILL, 2019

Ministri në detyrë për diasporën, Edmond Ademi, nga 6- 9 prill 2019, do të realizojë takim pune në Republikën e Italisë dhe në Vatikan.

Ministri Edmond Ademi më 6 prill do të merrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të tërmetit katastrofal në qytetin Akile në Itali, ku humbën jetën 309 persona, në mesin e të cilëve edhe 5 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Akile, ministri Ademi do të realizojë takim me kryetarin e rajonit të Abruzzo dhe kryetarin e komunës Poxhio Picence.

Albanian

Takim i ministrit Edmond Ademi me diasporën tonë në Francë. Ademi: Progresiv, të integruar... Kjo është diaspora, pamje e re, që është pasqyra e vërtet e shtetit tonë

Më 26.03.2019 , ministri për diasporën, Edmond Ademi ka realizuar takim me diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë.

Takimi është realizuar në hapësirat e ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Paris, në organizim të ambasadorit tonë në Paris, znj. Jadranka Caushevska Dimova.  Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretari shtetëror i MPJ, Viktor Dimovski dhe drejtori i Agjencisë për mërmim, Nikolla Shalvarinov.

Albanian

Edmond Ademi: E integruar dhe Europë progresive, qëllim i përbashkët. Takim me deputetët e Kuvendit nacional të Francës

Ministri për Diasporë, Edmond Ademi,  me 26.03.2019  në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Francë, ka realizuar takim pune me kryetarin e grupit për miqësi maqedono-franceze në Kuvendin nacional të Francës, Bertan Sor dhe deputeten Lilian Tangi, e cila është anëtare në Komisionin për punë të jashtme, pranë Kuvendit nacional.

Albanian

Pages