Takimi trepalësh i Ministrave të Diasporës në Ohër
24 janar 2018
Ministrat e Diasporës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, z.Edmond Ademi, z.Pandeli Majko dhe z.Dardan Gashi zhvilluan një takim trepalësh në Ohër. Së bashku vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tre shteteve në rajon.
Takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit të gjuhës si një akt që i jep kontribut për bashkëpunim të ngushtë rajonal.