Për diasporën tonë në Gjermani!

Gjatë vizitës së Ministrit i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi me zyrtare para disa muajve në Republikën Federale të Gjermanisë dhe takimin që realizoi me Ministren federale të ngarkuar për migracion dhe integrim, z.nja Alabali- Radovan, e cila paralajmëroi insistimin e saj të vazhdueshëm për ndryshimet në Ligjin e migrantëve azilkërkues, ndajmë me ju lajmin se sot Bundestagu Gjerman miratoi ndryshimet e këtij ligji, me të cilat azilkërkuesve që jetojnë pesë vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime ju ofrohet shans për të marrë leje të përhershme qëndrimi.

Albanian

Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi pati nderin të marr pjesë në manifestimin i organizuar nga Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Adela Monica Aksinte

Me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë, me ftesë të Ambasadës së Rumanisë, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi i shoqëruar nga Profesor Liman Avdiu, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, pati nderin të marr pjesë në manifestimin i organizuar nga Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Adela Monica Aksinte.
Gëzuar Ditën Kombëtare të Rumanisë! 

Albanian

Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Vinicës, z. Mile Petkov

Komuna e radhës gjatë ditës së sotme ishte Komuna e Vinicës, ku së bashku me Kryetarin e kësaj komune, z. Mile Petkov, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi nënshkruajti Kontratën e bashkëpunimit në fushën e diasporës, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet reciproke të Qeverisë së RMV-së dhe Komunës së Vinicës në zbatimin e kësaj kontrate.

Albanian

Pages