Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në sferën e minoriteteve kombëtare
22 maj 2018
Gjatë vizitës dy – ditore, ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, sot, realizoi takim me ministrin për Drejtori Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.
Në takimin, dy ministrat biseduan për shumë çështje aktuale në lidhje me përforcimin e të drejtave të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, duke shkëmbyer përvoja pozitive nga dy vendet me qëllim për avancim në periudhën e ardhshme.