Organizatat maqedonase në Shqipëri e mirëpresin Ministrin Edmond Ademi
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Danço Markovski, bashkë me organizata të ndryshme maqedonase në Shqipëri, në hapësirat e ambasadës në Tiranë, kanë mirëpritur ministrin për Marrëdhënie me Diasporën, Edmond Ademi.
Palët kanë përshëndetur dhe uruar ministrin Ademi për takimet e shpeshta me diasporën dhe gatishmërinë për të përkrahur maqedonasit jashtë kufijve të RMV-së.
Organizatat kanë treguar edhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe kanë porositur ministrin Ademi që nëpërmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse të Shqipërisë të ngjallin interesin dhe të investojnë në vendet ku shumicë janë maqedonasit.
Ministri Ademi para se të zotohet për ndihmën e tij personale dhe të qeverisë, ka kujtuar të pranishmit se me rëndësi është vendosur themel në raport me bashkëpunimin shtet-diasporë dhe se tanimë punët mund të ecin më lehtë.
Ambasadori Markovski ka porositur organizatat maqedonase që veprojnë në Shqipëri të jenë konkret në projektet e tyre, të bashkohen, duke ua bërë me dije se ambasada është e hapur për bashkëpunime dhe përkrahje në të ardhmen.