Ministri Ademi merr titullin "Kalorësi i urdhrit të Skënderbeut"

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar ministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Marrëdhënie me Diasporën Edmond Ademin, me titullin "Kalorësi i urdhrit të Skënderbeut". Duke e vlerësuar kështu për kontributin e çmuar për punën dhe bashkëpunimin me diasporën.

Ministri Edmond Ademi ka vlerësuar këtë mirënjohje të punës së tij. Ademi ka tërhequr paralele në mes Kuvendit të Lezhës para 575 viteve.

"Edhe ky Samit i dytë, në njëfarë forme është Kuvend. Nëse mesazhi i atëhershëm ishte aleancë politiko ushtarake për liri. Mesazhi i këtij Samiti është aleancë me diasporën me qëllim që të ndërtojmë ura në drejtim të zhvillimit ekonomik, kulturor, social e politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë", ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij, ministri Ademi.

Ministri Ademi ka qëndruar 3 ditë në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në Samitin e Diasporës. Ademi në ditën e dytë ka prezantuar në panelin me temë "Vota si e drejtë! Politika e re shtetërore për diasporën"

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: