Ministri Çupi në qytetin e Crissierit realizoi takim me përfaqësuesite shoqatave të mërgimtarëve

Në Konfederatën Zvicërane në qytetin e Crissierit ministri Çupi realizoi takim të përbashkë me përfaqësuesit e Forumit të Shoqatave Maqedonase, Këshillit Nacional Maqedonas, Shoqatës Bamirëse Maqedonase Pirok, Unionin e Arsimtarëve në Zvicër. Gjatë këtij takimi tepër frytëdhënës  ministri Çupi i  dëgjoi kërkesat dhe propozimet e tyre legjitime gjithashtu i informoi për mësimin plotësues në gjuhën amtare, si dhe për rolin e qendrave të diasporës në 23 komuna të RMV-së, projekt ky që ngjalli kureshtjen e tyre.

Albanian

Ministri Çupi realizoi takim me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod

Ministri Çupi në vizitën e punës në Konfederatën Zvicërane realizoi takim me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvoja në lidhje me bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin gjithashtu ministri Çupi, kryetarin e komunës e njoftoi me aktivitetet e kabinetit që ndërlidhen me diasporën tonë në Konfederatën Zvicërane. 

Albanian

Ministri Çupi zhvilloi takim me përfaqësuesit e Lidhjës së arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë Naim Frashëri, Gjenevë

Takimin e radhës në Konfederatën Zvicërane ministri Çupi e zhvilloi me Lidhjën e arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë Naim Frashëri, Gjenevë,  ky takim u zhvillua në një atmosferë mjaft konstruktive, duke shkëmbyer informacione dypalëshe lidhur me mënyrat dhe mundësinë e organizimit të arsimit shtesë për fëmijët e diasporës sonë në Zvicër, me theks të veçantë në zonën frëngefolëse.
Të dyja palët shprehëm dëshirën për bashkëpunim më intensiv në fushën e arsimit dhe kulturës.

Albanian

Ministri Çupi realizoi takim të përzmërt me përfaqësuesit e qendrës kulturore/fetare "Diituria"

Ministri Çupi realizoi takim të përzemërt me përfaqësuesit e qendrës kulturore/fetare "Dituria" në Gjenevë, gjatë takimit kishte mundësinë të njihet përsëafërmi me aktivitetet e tyre vjetore, ndër të tjera edhe me organizimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare. Të pranishmit shprehën mirënjohje të madhe për vizitën, gjatë së cilës shkëmbyen mendime dhe mënyra për bashkëpunim të frytshëm mes veti.

Albanian

Pages