Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune u takua me Komisionin për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Në takimin me anëtarët e Komisionit për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, u diskutua për gjendjen me pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë me theks të veçantë për gjendjen e Pakicave kombëtare maqedonase (PKM).
Znj. Bezhani, kryetarja e Komitetit informoi për punën dhe aktivitetet e Komisionit dhe i prezantoi anëtarët e tij, i cili numëron nëntë pakica kombëtare, duke përfshirë edhe Pakicën kombëtare maqedonase (PKM) përfaqësuar nga znj. Marjana Felah (Kostofski).

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi realizoi vizitë pune me kryetarin e shoqatës “Sonce”, z. Vasil Sterjovski

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë u mbajt takim me z. Vasil Sterjovski, ish-deputet dhe kryetar i shoqatës “Sonce” nga Korça.
Z. Sterjovski informoi për aktivitetet e shoqatës dhe prezantoi në detaje gjendjen e pakicave kombëtare maqedonase dhe minoriteteve tjera të njohura që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi realizoi vizitë pune me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, z. Danço Markovski

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si nikoqirë u realizua takim me ambasadorin z. Danço Markovski me të cilin u bisedua për punën dhe aktivitetet e përfaqësisë sonë diplomatike - konzullore në Tiranë. Ambasadori Markovski theksoi se Ambasada në këtë periudhë përveç mardhënieve bilaterale dhe punëve të rregullta konsullore, realizon edhe disa projekte në fushën e kulturës me qëllim të ruajtjes së identitetit kulturor dhe kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Albanian

Pages