Ministri z. Xhemail Çupi me sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për lehtësime kufitare për mërgimtarët gjatë hyrjeve dhe daljeve
Në bazë të ankesave të diasporës sonë, ministri Dr. Xhemail Çupi, dërgoi sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.