Ministri Çupi, realizoi takim me zëvendës Presidenten e Rajonit Veneto, znj. Elisa de Berti
Ministri Çupi, në Treviso morri pjesë në promovimin e forumit të biznesit të Odës Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST
Një nga ngjarjet relevante gjatë vizitës së punës në Republikën e Italisë ishte forumi i biznesit për promovimin e Odës Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST i mbajtur në komunën e Trevisos. Presidenti i këtij asociacioni z. Munir Shemshi, si shembull i një sipërmarrësi të suksesshëm, pjesëtar i diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Itali, i cili u kujdes për organizimin e patëmetë të manifestimit, i cili përveç delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga zëvendëskryeministri z. Bytyqi, morën pjesë Kryetari i Trevisos, konsulli i RMV-së në Venecia, kryetarë komunash nga RMV, si dhe zyrtarë të tjerë, biznesmenë dhe pjesëmarrës të tjerë.