Gjatë vizitës së punës të ministrit Xhemail Çupit në Konfederatën Zvicërane, realizoi disa takime intensive me Qendrat kulturore islame dhe borde xhamish
Gjatë vizitës së punës në Zvicër, ministri Xhemail Çupi realizoi takime intensive me disa Qendra kulturore islame dhe borde xhamish.
Ministri Çupi atyre u shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontributin e tyre në vendlindje në të gjitha fushat, si në sjelljen e remitancave, si në ndihmat humanitare, po aq edhe për procesin e regjistrimit të diasporës në Zvicër, ku u angazhuan pa u lodhur për një regjistrim të suksesshëm, që rezultoi me mbi 65 mijë qytetarë të RMV-së në Zvicër.