Ministri Çupi në Konfederatën Zvicërane realizoi takimin e parë me shefin e stafit të IOM-it z. Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin z. Keseroviq

Në ditën e parë të vizitës të punës në Konfederatën Zvicërane ministri Çupi realizoi takim me shefin e stafit të IOM-it pranë OKB-së në Gjenevë, z. Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin z. Keseroviq. 

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ministri Çupi i njoftoi për bashkëpunimin e tij të mirë me zyrën përfaqësuese të IOM-it në Shkup dhe gjithashtu shprehi kënaqësinë për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur në lidhje me aktivitetet tona për projektin e Qendrave të Diasporës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për hartëzimin e diasporës sonë dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me organizatat ndërkombëtare në një nivel më të lartë.

Albanian

Ministri Çupi priti në takim përfaqësuesin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV z. Selver Xhemaili

Ministri Çupi zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV për diasporë, z. Selver Xhemaili.
Në këtë takim shumë domethënës, ministri Çupi shpalosi punën e tashme dhe projektet e parapara që pritet për ti realizuar në të ardhmen.
Duke e ditur rëndësinë dhe vlerën e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë, bashkarisht u dakorduan që të kenë bashkëpunim në finalizimin e projekteve për diasporën tonë.

Albanian

Ministri Çupi takoi ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Shkup, znj. Véronique Hulmann

Në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ministri Çupi takoi ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Shkup, znj. Véronique Hulmann.

Ministri Çupi Shkëlqesisë së saj i urovi mirëseardhje në Shkup dhe i dëshiroi suksese në misionin e saj diplomatik. Në kuadër të këtij takimi e njoftoi me punën dhe angazhimin e tij si ministër dhe diskutuan në përgjithësi mbi marrëdhëniet miqësore të vendeve tona si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik. 

 

Albanian

Ministri Çupi morri pjesë në promovimin e librit "Komiteti Epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami" të autorit Dr. Qerim Lita

Nën organizimin e Shoqatës dibrane për histori dhe trashëgimi, ministri Çupi morri pjesë në promovimin e librit "Komiteti Epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami" të autorit Dr. Qerim Lita.
Ky libër është një botim historik, i cili është i bazuar në dokumente arkivore, dosje dhe literaturë mjaft të pasur, duke u bërë kështu një libër i mirëfilltë shkencor që zbardh të kaluarën tonë.

Albanian

Pages